16:12 / E Diele, 05 Maj 2024 / G T

Muhamet Hyseni shënon një nga golat më të bukur të këtij sezoni në Superligë

Skuadra e Llapit është duke barazuar 2:2 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Një supergol u realizua në këtë takim dhe ishte realizator Muhamet Hyseni, shkruan Indeksonline

Hyseni shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 22’të.

Me një goditje tejet të fortë si në stilin e Roberto Carlosit, sulmuesi kosovar mposhti portierin dhe padyshim ishte një nga më të mirët e këtij sezoni në Superligë./Indeksonline/