11:45 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Lirohen me kusht dy futbollistët e Premier League-s, të dyshuar për përdhunim!

Dy lojtarë të Premier League-s janë arrestuar në lidhje me një dyshim përdhunimi.

Bëhet fjalë për dy futbollistë të një klubi nga Premier League, e që të dy janë të moshës 19-vjeçare, shkruan Indeksonline

Ashtu siç raportojnë mediat britanike, të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe janë liruar me kusht.

Klubi nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me këtë dyshim edhe pse dy futbollistët luajnë në të njëjtin ekip.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë emra, por asgjë nuk është konfirmuar në lidhje me të dyshuarit për përdhunim./Indeksonline/