20:52 / E Diele, 05 Maj 2024 / G T

Hakim Ziyech shënoi golin e javës në Superligën e Turqisë

Skuadra e Galatasarayt shënoi një fitore të madhe në javën e 35-të në Superligën e Turqisë pasi mposhti 6:1 Sivassporin.

Gol të bukur në këtë ndeshje shënoi Hakim Ziyech, shkruan Indeksonline

Mesfushori i Kombëtares së Marokos realizoi një gol fantastik nga distanca kur rezultati i takimit ishte 3:1.

Ziyech goditi topin nga një largësi e konsiderueshme dhe mposhti portierin kundërshtar.

Në këtë takim ish-lojtari i Chelseat shënoi dy gola, kurse shënimet tjera i bën: Icardi (2) dhe Mertens (2).

Kujtojmë që me këtë fitore, Galatasaray i afrohet titullit kampion, tani shkon në kuotën e 96 pikëve, shtatë më shumë se vendi i dytë, Fenerbahce (89) por që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/