18:28 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Loredana ‘përdor’ vajzën që t’i thumbojë disa reperë

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, e cila karrierën e saj po e bën në Zvicërr, së fundi ka fituar çmim në MTV EMA2019 për performancën më të mirë zvicerane.

Ajo muaj më parë ishte ndarë nga Mozzik, me të cilën kanë një vajzë të quajtur Hana, shkruan Indeksonline.

Në një foto të shpërndarë nga Loredana, Hana është e veshur sikur repere dhe në mbishkrim Loredana shkroi “Më shumë stil se disa reperë”.

Ky mesa duket është një ‘diss’ për reperët, që sipas Loredanës nuk kanë stil, por për cilët reperë e ka fjalën ajo, dhe kujt ja dedikon këto fjalë?/Indeksonline/