11:04 / E Hënë, 07 Mars 2022 / B O

Lufta në Ukrainë është moment kritik për ekonominë e mbarë botës

Lufta në Ukrainë është moment kritik për ekonominë e mbarë botës
Në mënyrë direkte apo indirekte edhe Kosova do të preket prej saj. Teksa bota mendon se si t’u përgjigjet sfidave të reja nuk është vonë që edhe ne si shtet të bëjmë veprimin e njejtë. Po ndodh tani pikërisht ajo që nuk i duhej ekonomisë botërore, e cila ende nuk u rimëkëmb nga pandemia COVID-19 e që gjendet në një pandemi tjetër të quatur “Inflacion”. Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vetëm që përshpejton inflacionin, trondit tregjet dhe sjell telashe për të gjitha shtetet e botës.

Mund të duket absurde aryeja që ne flasim pēr Rusinë dhe Ukrainën, shtete të cilat realisht nuk i kemi afër me territor… megjithatë aspekti ekonomik është një në gjithë botën, është aq afër sa nuk e imagjinoni, e në këtë zingjir ekonomik është e lidhur edhe Kosova. Dihet që Rusia është ekonomia e 11-të më e madhe e botës. Është një nga eksportueset kryesore të gazit dhe naftës, sidomos për tregun evropian. Po ashtu, është ndër eksportuesit kryesor të lëndëve minerale si hekur, çelik dhe alumin. Së bashku me Ukrainën janë dy nga eksportueset kryesore të grurit dhe drithërave të tjera, Rusia në vend të parë e Ukraina e 5-ta me rradhë.

Të dy vendet së bashku përbëjnë më pak se 2% të prodhimit të brendshëm bruto botëror, ku sipas këtyre të dhënave kjo luftë e filluar del që do ketë kogja shumë impakt negative në ekonominë botërore: së pari lufta dhe dëmet e shkaktuara rrezikojnë të bllokojnë ose dëmtojnë infrastrukturën e transportit; më pas mund të thuhet se sanksionet ndaj Rusisë të cilat po zgjerohen nga dita në ditë do kenë efektin e tyre në ngadalësimin e tregtisë, ku në këtë rast do pësojnë më teper ekonomitë që janë në zhvillim që varen nga eksportet, pershembull siç është Kosova. Pra mund të themi se sulmi i Rusisë mund të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike të Evropës duke pasur një rritje gjithmonë më të lartë në çmimet e energjisë, çmime të cilat veç kanë filluar të ngriten. Evropa si një importuese e energjisë merr afërsisht 40% të gazit të saj natyror nga Rusia. Një ndërprerje e atij burimi energjie mund të dëmtojë ekonominë e kontinentit. Këtë jemi duke e përjetuar edhe ne në mënyrë indirekte.

Perveç Rusisë po ti shohim edhe resurset që konsumon bota nga shteti i Ukrainës, si shembull: që është eksportuesi i pestë më i madh i grurit në botë, gjendja e këtij shteti do jetë kërcënim botëror gjitashtu, sepse fermat në Ukrainën lindore dhe eksportet përmes porteve të Detit të Zi mund të zvogëlojnë furnizimet me grurë në një kohë kur çmimet globale të ushqimeve janë në nivelin e tyre më të lartë që nga viti 2011 dhe disa vende po vuajnë nga mungesa e ushqimit. Rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve vazhdon të jetë prezente edhe në Kosovë ku sipas Agjensionit të statistikave të Kosovës indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në muajin Janar 2022 ishte 0.9% ku po të llogaritet norma vjetore e inflacionit për muajin janar 2022/2021 ishte 7,1%, që kryesisht shpjegohet me ngritjen e çmimit të konsumit. Përveç krizës ekonomike që pritet të jetë në nivel mjaft të lartë prap është e padefinuar sa do zgjas dhe sa do stagnoj botën në zhvillim dhe rrjedhë noramle të jetës, do ishte disi e përballueshme kjo kriza ekonomike nëse nuk do të ketë një luftë të vertet që merr edhe jetë njerëzish. Qëndrojmë me një shpresë të madhe që mos të na rikthehen përjetimet e luftës që ende i kemi të freskëta, e të shpëtojmë nga një luftë e tretë botëre.

Thonë që jeta është befasi por urojmë mos të befasohemi nga fqinjët tanë këtë rradhë!

Blerta Haliti Baruti