12:25 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Lulzim Peci ia kujton VV-së: Engel na kërkoi edhe ratifikimin e demarkacionit, ne gjuanim gaz në Kuvend

Ish-Ambasadori Lulzim Peci, ka thënë se kërkesat e zyrtarëve amerikanë s’janë përfillur as në kohën e Qeverisë së Ramush Haradianjt e Isa Mustafës. Ka thënë se kërkesa e kongresistit pro-shqiptar, Eliot Engel s’ishte përfillur sa i përket demarkacionit. Në fakt, ai ka thënë se kërkesës së tij i ishin përgjigjur me gaz lotsjellës në Parlament.

“Sot, ata qe po thirren ne deklaraten e Kongresmenit Engel, ne te cilen kritikohet qasja e Administrates se Trump ndaj Kosoves, kane harruar, se po i njejti Engel kerkojke ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, ndersa pergjigje ndaj kerkesave te tij, ishte gjuatja e gazit lotesjelles ne Kuvend”, ka shkruar Lulzim Peci në një reagim në facebook.

Reagimi i tij ka ardhur pasi kongresisti Eliot Engel reagoi ndaj politikës së Trumpit në Kosovë, duke e quajtur edhe bullizëm qasjen e Grenellit ndaj politikës kosovare.

Postimi i plote i tij: