09:13 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

“Matrapazët dhe zhvatësit e rrënuan klubin e Ferizajt”

Ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa është kyçur në temën rreth vështirësive të mëdha financiare që po kalon K.F Ferizaj. Ai ka komentuar problemeve në të cilat ndodhet kjo skuadër  pas largimit të trajnerit Afrim Toverlani.

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kryetari i Ferizajt ka thënë se disa matrapazë e kanë vendosur në këtë gjendje klubin e qytetit, shkruan Indeksonline

“Dega e LDK-së në Ferizaj konsideron se konsolidimi i klubit mund të bëhet vetëm nga ferizajasit të cileve duhet kthyer klubi i grabitur nga të tjerët me ndihmën e pushtetit komunal dhe kryetari Aliu i cili nuk ua mbajti asnjë premtim të fushatës , ka deklaruar Sfarqa.

Postim i plotë:

Futbolli ferizajas t’u kthehet ferizajaseve

Futbollistet ferizajas ka kohe qe nuk e derdhin djersen ne klubin e tyre, sepse keshtu ka vendosur pushteti i PAN it ne komune bashke me disa matrapaze qe zhvatin parane publike dhe te donatoreve ne emer te futbollisteve. Por, jo vetem futbollistet e shkelqyeshem ferizajas qe shikojne te tjeret te luajne per ta e ne vend te tyre, por edhe trajneret e punetoret tjere sportiv jan perjashtuar nga vendimmarrja, duke mos u lene asnje hapesire veprimi e angazhimi. Ata dikur ishin emblema e suksesit te ketij sporti.

Madje, ka te tille qe edhe vete legjenda e futbollit te Kosoves, Vokrri, per nje kohe ishte rezerve e ndonjerit prej tyre (Sojeves), e te mos flasim per traditen e shkelqyeshme qe numri me i madhe i tyre per trejnere kishin legjenden ferizajase, Ismet Shabanin. Por pushtetit nuk i mjaftojne as emrat e medhenje te futbollit ferizajas as tradita e tyre.

Ata kane vendosur qe cdo pune te filloje me ta dhe ta shlyejne cdo sukses te te tjereve para tyre. Sic kane filluar madje kete klub i cili tashme dihet boterisht se po perballet me probleme te medha, po e sjellin buze shformimit. Rezultatet e dobeta, demotivimi, mungesa e perspektives dhe zhgenjimi total ka kapluar madje edhe “Ujqit” besnike dhe te gjithe dashamiret e klubit. Nuk eshte cudi qe ne kete sezon ferizajasit e lidhur emocionalisht me klubin disi edhe humbjet i perjetonin me humor e ironi, duke thene se kjo nuk eshte humbje e jona sepse ferizajas ne klub ishte vetem shoferi i autobusit qe bartte lojtaret nga humbja ne humbje.

Dega e LDK se ne Ferizaj konsideron se konsolidimi i klubit mund te behet vetem nga ferizajasit te cileve duhet kthyer klubi i grabitur nga te tjeret me ndihmen e pushtetit komunal dhe kryetari Aliu i cili nuk ua mbajti asnje premtim te fushates. Veteranet e futbollit te Ferizajt i dine nevojat e verteta te futbollit ferizajas, sic eshte shkolla e futbollit, pa te cilen nuk mund te rritet fondi i sigurt i ripertrirjes se talenteve. Futbolli eshte njefare centrifuge qe nuk mund ta nderprese asnje dashakeqes. Futbollisteve ferizajas duhet krijuar hapesire e kushte. Perkrahjen e kane nga punetoret sportiv dhe donatoret. Ata nuk duhet penguar permes pazareve te individeve qe sillen rreth e perqark kembeve te pushtetit, i cili sic ngarend te marre merita per suksese qe nuk jane te tyre duhet te marre pergjegjesine, e cila kesaj radhe eshte tersisht e tyre.

Muharrem Svarqa