23:17 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / Gj. Sh

‘Shpirti’ i talentave të Manchesterit triumfon ndaj ‘milionave’ të Newcastle

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Newcastle United, në ndeshjen e mbetur të javës së 34-të të Premierligës.

Rezultati përfundimtar në ”Old Trafford” ishte 3-2, shkruan IndeksOnline.

Ishin tre talentat e së ardhmes që i dhanë fitoren Manchester Unitedit.

Kobbie Mainoo hapi serinë e golave në minutën e 31-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Anthony Gordon barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 49-të.

Gëzimi i Newcastle zgjati vetëm tetë minuta, pasi Amad Diallo riktheu epërsinë e Manchesterit.

Rasmus Hajlund vulosi fitoren e ”Djajve të Kuq” me golin e shënuar në minutën e 84-të.

Newcastle arriti ta ngushtonte rezultatin në 90+2, me golin e Lewis Hall.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 57 pikëve, aq sa ka edhe Newcastle United, duke u renditur në pozitat shtatë dhe tetë./IndeksOnline/