07:57 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / MSH

Mblidhen dy Komisione parlamentare

Dy Komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajnë sot mbledhje.

Me fillim nga ora 10 do të mblidhet Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe peticione.

Ky Komision pret në takim përfaqësuesit e Panelit për Lirim me Kusht na KGJK-ja.

Në takim do të bëhet informimi mbi punën dhe funksionimin e këtij paneli.

Ndërkaq, me fillim nga ora 11:00 do të mbajë mbledhje Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen raportet vjetore financiare për vitin 2022 të KQZ-së, AKP-së dhe AKK-së.