17:28 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Më të mirët e Premierligës në çdo repart, bazuar në statistika

Paraqitja fantastike në ndeshjen kundër Tottenhamit për një moment e bëri David de Gean portierin më të mirë në botë.

Por statistikat zyrtare nuk e vendosin spanjollin as në dy pozitat e para në Premierligë, shkruan Indeksonline.

Alisson Becker ende konsiderohet si më i miri në Premierligë i ndjekur nga Fabianski ndërsa në vendin e tretë është De Gea.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Ricardo Perreira i Leicester Cityt është i pari i ndjekur nga Alexander-Arnold i Liverpoolit dheAaron Wan-Bissaka i Crystal Palace.

Në qendër të mbrojtjes është i padiskutueshëm Virgil Van Dijk. Mbrojtësi i Liverpoolit është bërë i pakalueshëm në gjysmën e parë të sezonit. Ai ndiqet nga dyshja e Manchester Cityt, Aymeric Laporte dhe John Stones.

Edhe në krahun e majtë të mbrojtjes është një futbollist i Liverpoolit. Andy Robertson konsiderohet si më i miri në pozicionin e tij, i ndjekur nga Ben Chilëell i Leicesterit dhe Lucas Digne i Evertonit.

Manchester City e ka mesfushën më të mirë në Premierligë. Fernandinho, Bernardo Silva dhe David Silva janë tre mesfushorët më të vlerësuar në ligën angleze.

Rahem Sterling vlerësohet si më i miri në kategorinë e mesfushorëve-sulmues. Ai ndiqet nga Eden Hazard në vendin e dytë dhe Leroy Sane.

Mohamed Salah mbetet sulmuesi më i mirë në Premierligë. Ylli egjiptian ndiqet nga numri nëntë i Tottenham, Harry Kane dhe sulmuesi këmbëshpejtë i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Këto statistika janë nxjerrë nga tabloidi i njohur, Bleacher Report. /IndeksOnline/