13:44 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

Mirlind Daku “lufton” për dy çmime në Rusi, futet në garë për më të mirin e sezonit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është futur në garë për çmimin e lojtarit të sezonit në Premier League në Rusi.

Daku është përzgjedhur që të “luftojë” për dy çmime në kampionatin rus, si lojtari më i mirë i sezonit dhe sulmuesi më i mirë, shkruan Indeksonline

Tifozët kanë të drejtën të votojnë nga data 2 maj deri më 13 maj, kurse pjesa tjetër varet nga votat e ekspertëve – të cilat fillojnë nga 15 maj deri më 24 maj.

Kurse çmimet e më të mirit në Premier League në Rusi do të ndahen më 26 maj.

26-vjeçari nga Gjilani u transferua në Rubin Kazan gjatë afatit veror nga skuadra e Osijekut për 1.2 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni aktual ai ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 4 asiste në 24 paraqitje./Indeksonline/

Këtu mund ta votoni: https://winline-heroes.premierliga.ru/