21:30 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Meghan kthehet në SHBA, kjo është arsyeja

Meghan Markle nuk do të jetë e pranishme në Hagë në lojërat Invictus.

Princ Harry mori pjesë në disa ndeshje sportive, ndërsa për dukeshën është raportuar së është kthyer në Amerikë, transmeton Indeksonline.

Arsyeja e cila e ‘detyroi’ të kthehet ishte malli për fëmijët e saj, Archie dhe Lilibet.

Lojërat Invictus, të iniciuara nga Princi Harry i Britanisë, janë duke u zhvilluar nga e shtuna, 16 prill deri të premten, 22 prill./Indeksonline/