14:28 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Mësohet ora dhe vendi, ku do të takohen Mustafa e Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet sot pasdite në Kuvend.

Burime të IndeksOnlinet brenda LDK-së kanë konfirmuar se takimi do të ndodhë prej orës 16 e 30 në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja është ende në pritje të përgjigjes nga VV-ja për ofertën e fundit që ia ka bërë.

Deri tani asgjë nuk ka të sigurt se një marrëveshje midis këtyre dy partive do të nënshkruhet sot.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se duhet të ndodhë takimi dhe ti jepet fund kësaj çështje.

“Ne po presim ofertën që ja kemi dërguar VV-së, e cila është kryeparlamentarin, 5 ministri dhe zotimin për president”, ka thënë Veliu./IndeksOnline/