14:47 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Messi: Nuk do ta ndërroja karrierën time për një Botëror

Leo Messi ka folur mbi trishtimin që ndjen për faktin se nuk ka fituar një Kupë Bote, por, në deklaratat e dhëna për TyC Sports, argjentinasi thotë se nuk do të ndërronte kurrë trofetë e fituara me Barcelonën për Botërorin.

“Do të doja shumë të isha kampion bote, por besoj se nuk do të ndërroja gjërat që më kanë ndodhur në karrierë për Botërorin”, tha Messi.

Numri 10 i Barçës dhe Argjentinës ka fituar 4 Champions League me Barcelonën, ka rekordin e golave brenda vitit 2012 dhe rekordin për më shumë gola në një sezon, si dhe shumë tituj kampion në Spanjë.

Ndërkohë, me kombëtaren argjentinase ka humbur 3 finale: një Botërori dhe dy Kupe Amerike.