13:40 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Milazim Zeka: Presidenti sa herë bën penal, jep gola!

Deputeti Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme në lidhje me mos emërimin e anëtarëve të KQZ-së nga Presidenti, tha se këtij të fundit ‘ i pëlqen të shënojë penalti dhe sa herë bën penal, bën gola’.

“Presidenti i Kosovës na ka gjuajtur në penal dhe gëzimi më i madh i tij është kur bën penal edhe dihet që ai sa herë bën penal gjithmonë jep gola… Ai e din se duke e bllokuar procesin e KQZ-së, institucionit më të rëndësishëm, na sjell neve deputetëve të parlamentit të Kosovës në një debat që s’duhej të ishte”, ka thënë Zeka.

Zeka tha se deputetët është dashur që të merren me hartimin e një rregulloreje të të Parlamentit.

Kritika ka pasur edhe për kolegët e tij deputetë që nuk ishin të pranishëm në seancat e thirrura nga Kuvendi.

“Kam pas vendim për nënshkrimin e kësaj rezolute, dhe më vjen shumë keq, që miku im i vjetër Sami Kurteshi, në momentin kur erdhi dhe na u drejtu për nënshkrim, as 6+ as Nisma nuk pranoi të nënshkruhet rezoluta. Ne si deputetë ish dashtë me u marr me hartimin e një rregulloreje të re të Parlamentit”, tha Zeka.

Zeka për dallim nga deputetët e tjerë të partisë së tij, e ka nënshkruar rezolutën./