20:30 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Milik me një supergol në fund i sjell Juventusit tre pikë ndaj Cremoneses (VIDEO)

Juventusi ka shënuar edhe një fitore tjetër në Serie A.

Bardhezinjët mposhtën në udhëtim skuadrën e Cremoneses me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm e ka shënuar sulmuesi Arkadiusz Milik me një supergol nga goditha e dënimit në 90+1.

Kjo ishte fitorja e shtatë e juventusit në Serie A, duku u renditur në vendin e tretë me 34 pikë.

Në anën tjetër Cremonese mbetet në kuotën e 7 pikëve dhe renditet në pozitën e parafundit./IndeksOnline/