19:17 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / Gj. Sh

Reali publikon formacionin zyrtar ndaj Bayernit, Ancelotti me një ndryshim

Sot mësohet finalisti i dytë i Ligë së Kampionëve.

Real Madridi do të jetë nikoqir i Bayern Munchenit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, shkruan IndkesOnline.

Të dyja skuadrat kanë gjasa të barabarta për të prekur finalen e madhe, pasi ndeshja e parë ka përfunduar me barazim 2-2.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka publikuar formacionin zyratr të ndeshjes, ku ka vetëm një ndryshim.

Dani Carvajal është rikthyer në formacionin startue, pasi ndeshjen e kaluar nuk luajti për shkak të numrit të kartonëve dhe u zëvendësua nga Lucas Vasquez.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/