13:14 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Miniera e Trepçës regjistrohet si kompani me ligje të Kosovës

Gjiganti ekonomik ‘Trepça’ është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka thënë se më në fund Trepçe do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm, transmeton Indeksonline.

“Të dashur qytetarë dhe minatorë, Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.Urime e me fat”, ka shkruar Haradinaj.

Regjistrimi si kompani është bërë pas votimit të statusit të saj nga deputetët në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/