10:42 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / OSH

Miratohet buxheti për vitin 2022 – opozita e kundërshton, Murati e vlerëson të balancuar

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka raportuar në Komisioni për këtë çështje, duke sqaruar për planet dhe projekte e Qeverisë.

“Ky projektligj pareshe mbi 2 miliardë euro si shpenzime kurse të hyra janë mbi 2 miliardë. Kemi një ngadalësim lidhur më deficitin. Risi në këtë projektligj parashihen përveç rritjes në disa dikastere ka edhe vazhdimin e ringjalljes ekonomike. Risi tjetër është edhe përfshirja e pagesës së TVSh-së në projekte”.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se në buxhet ka shumë lëshime, duke filluar nga numri i ministrive e agjencioneve.

“Ky projektligj le shumë për të dëshiruar. Ne këtë projektligj ka disa lëshime teknike. Qysh me i besuar unë që edhe tabelat e tjera janë barazua. Qeveria thotë se ka ma pak ministri, por ju në tabela keni figurua edhe ministrit që s’janë funksionale. Pastaj keni shti organizata që s’janë funksionale”, tha Lushtaku.

Sipas ministrit Murati për dallim nga vitet e kaluara ky buxhet është i balancuar.

“Ketë vit kemi buxhet të balancuara për dallim të viteve paraprake dhe çështjet tjera janë çështje teknike”.

Lushtaku më tej tha se është rritur borxhi publik, është ulur buxheti për ministrinë Shëndetësisë dhe është rritur ai për ministrinë e Infrastrukturës.

“Shihet qartë që ka rritje prej se jeni ju në Qeveri. Ku keni zvogëluar buxhetin për shëndetësi dhe keni rritur buxhetin për Ministrinë Infrastrukturës”.

Murati fajin për rritjen e buxhetit në Infrastrukturë ja ka lenë Qeverisë së kaluar.

“Neve na i keni lenë borxhe ju në Infrastrukturë dhe ne se kemi rrit buxhetin por po i shlyejmë borxhet e juaja”.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka ngritur shumë pikëpyetje për mënyrën se si janë ndarë buxhetet për dikasteret ministrore.

“A s’keni menduar fare se duket të impelmentohet ligji i pagave. Pastaj keni shkurtime buxhetore për ministri të”.