17:19 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Modelja e njohur në gjendje të dehur, publikohen imazhe

Yje të shumtë kanë marr pjesë në ditëlindjen e këngëtarit John Legend.

E në këtë ndejë nuk kishte si të mungonte edhe bashkëshortja e tij modelja, Chrissy Teigen, shkruan Indeksonline.

Por, pas një nate plot argëtim, disa nga ta përfunduan në gjendje të dehur.

Ishte pikërisht 33 vjeçarja Teigen ajo e cila tregoj që në këtë natë kaq të rëndësishme për të dhe bashkëshortin ajo nuk ishte edhe në disponimin më të mirë të mundshëm.

Një natë para festës së ditëlindjes ajo ka publikuar disa imazh ku tregonte gjendjen e saj aspak të mirë, madje ajo e pranoj që pjesëmarrja në këtë ceremoni ishte një gabim i madh.

Pavarësisht kësaj ajo arrit të shkëlqente në tepihun e kuq përkrah bashkëshortit të saj, Legend.

E veshur në një fustan të bardh në të cilin kishte theksuar këmbët seksi modelja u shfaq tejet atraktive.

Yjet e tjerë që morën pjesë në këtë aheng ishin edhe miqtë e çiftit, Kim Kardashian dhe Kanye West./Indeksonline/