09:22 / E Premte, 22 Mars 2019

Modelja e njohur rrezikon për një fotografi: Isha shumë e frikësuar

Daphne Joy është aktive në rrjetet sociale ku edhe sjell fotosesione të ndryshme për mbi një milion ndjekësit e saj.

Së fundi ka realizuar një fotosesion tejet mahnitës por edhe të guximshëm, e veshur në një fustan ngjyrë vjollce, 32 vjeçare shihet në një lartës në ambient malor. Ajo ka deklaruar se ajo ndihet e lumtur që e ka realizuar, shkruan Indeksonline.

“Merr hapin drejt besimit. Po isha e frikësuar! Po është e vërtetë! Dhe jam shumë e lumtur që e bëra” ka shkruar modelja përkrah imazhit.

Ndryshe, ajo ka një djalë me reperin e njohur 50 cent me të cilin është ndarë kohë më parë./Indeksonline/