12:08 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Momenti kur një person përleshet me 8 anëtarë të sigurimit në aeroport

Një ngjarje e rrallë është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Phoenix, “Sky Harbor”. Një person tentoi të kalonte me dhunë pikën e kontrollit në aeroport.

Me vrap e me dhunë, personi provoi të kalonte tetë anëtari të sigurimit që ishin në pikën e kontrollit, shkruan Indeksonline.

Në momentin e sulmit, dy anëtarë të sigurimit janë lënduar, për tu dërguar më pas në spital.

Sulmuesi i identifikuar si Tyrese Garner është arrestuar më pas, ndërsa do të akuzohet për disa vepra penale. Motivi i këtij akti mbetet ende i panjohur./Indeksonline/