10:06 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

“Mos e largoni Rrahmanin!”, Adrian Mutu i bindur se Rapidi ka para për ta mbajtur sulmuesin kosovar: Është më i miri!

Albion Rrahmani mbrëmë shënoi një tjetër gol me Rapidin e Bucurestit, duke çuar në 17 numrin e shënimeve këtë edicion me fanellën e klubit rumun.

Për lojtarin e Kombëtares së Kosovës foli edhe legjenda e Rumanisë, Adrian Mutu, shkruan Indeksonline

Mutu i lutet klubit të Rapidit të mos e largoj sulmuesin kosovar, nëse dëshiron të synoj titullin kampion sezonin e ardhshëm.

Po ashtu, Mutu mendon se Rrahmani është sulmuesi më i mirë në ligë të Rumanisë.

“Është sulmuesi më i mirë në Rumani”

“Rapidi qëndron mirë me financa, mund ta mbajë në skuadër Rrahmanin, duhet të bëjë të pamundurën për ta synuar titullin sezonin e ardhshëm.

“Vetëm kështu mund ta ndaloni atë që të shkoj në në kampionat si Bundesliga…”./Indeksonline/