13:50 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Mustafi gjen skuadrën e re, ia sheh “hairin” Liverpooli

Shkodran Mustafi është shumë afër kalimit te Schalke. Mediat gjermane raportojnë se mbrojtësi shqiptar është bërë “sebep” që Liverpooli të nënshkruajë me turkun, Ozan Kabakun.

Kjo pasi që Schalke nuk do të lejonte largimin e Kabakut po qe se nuk do të gjente ndonjë zëvëndësues të tij.

Kabaku, do të huazohet te Liverpooli, ndërsa Mustafi do të kalojë te Schalke. Marrëveshja pritet të bëhet zyrtare brenda pak orësh./Indeksonline/