13:03 / E Premte, 03 Maj 2024 / S Z

Ndahet nga jeta kirurgia e parë shqiptare, Xhika Leku

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, kirurgia e parë shqiptare, Xhika Leku.

Leku punoi në Spitalin e Mitrovicës për plot 37 vjet deri në pensionimin e saj, mirëpo punën e kirurges e vazhdoi edhe pas pensionimit.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i së ndjerës, dr. Vehbi Leku, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.