17:58 / E Hënë, 20 Maj 2024 / FR

Çfarë ndodh me trupin nëse hamë kivi çdo ditë?

Kivi është një frut popullor që shumë njerëzve u pëlqen ta shtojnë në sallata dhe mëngjese të pasura dhe ushqyese. Ky frut është shumë i shëndetshëm dhe dietologët kanë veçuar disa arsye pse ky frut duhet të jetë në menunë tonë çdo ditë.

Konsumimi i rregullt i kivit ndikon në shëndetin e përgjithshëm, si dhe në sistemin imunitar, zemrën dhe tretjen.

Ja pse.

Përmirësimi i sistemit imunitar

Dietologu Alex Turnbull thekson se kivi është “një burim i shkëlqyer i vitaminës C, një mikronutrient që luan disa role kyçe në sistemin tonë imunitar”. Kjo vitaminë thelbësore vepron si një antioksidant i fuqishëm që mund të mbrojë qelizat në trup nga dëmtimi.

Vitamina C, e gjetur në kivi, mund të rrisë neutrofilet, disa nga qelizat e para që reagojnë dhe lehtësojnë infeksionet, raporton Eating Ëell. Ata shtojnë se ngrënia e një kivi mund të sigurojë më shumë se 60 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila ka një efekt afatgjatë pozitiv në shëndetin e përgjithshëm, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës

Përveç vitaminës C, kivi përmban edhe kalium dhe dietologia Kate Peterson thekson se vitamina C dhe kaliumi “mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut”. Ruajtja e presionit optimal të gjakut është e rëndësishme për shëndetin e zemrës, pasi një nivel normal i presionit të gjakut ndikon në uljen e ngarkesës së përgjithshme në zemër dhe arterie.

Tretje më të mirë

Kivi është i pasur me fibra dietike, të cilat mund të ndihmojnë në promovimin e tretjes së duhur dhe parandalimin e kapsllëkut. Ai gjithashtu përmban një enzimë të quajtur aktinidin, për të cilën një studim i vitit 2022 i publikuar në revistën Foods zbuloi se mund të përmirësojë ndarjen dhe tretjen e disa proteinave.