16:25 / E Enjte, 20 Janar 2022 / B O

Ndërron jetë i plagosuri nga therja me thikë në Pejë, emri i viktimës

Përleshja e sotme në Pejë ka pasuar me një viktimë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se njëri nga të plagosurit sapo ka ndërruar jetë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i ndjeri është E.Mekaj, i moshës rinore.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, i plagosuri ka humbur betejën me jetën” ka konfirmuar Sahiti për Indeksonline.