13:40 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Ndryshimet klimatike -si të sigurohemi që fëmijet mos të jenë nën makth

Nuk është për t’u habitur se një studim i bërë nga “BBC Newsround”, ka zbuluar se një në pesë fëmijë kanë makth për krizën e klimës,apo2/5 e 2,000 fëmijëve të anketuar (të moshës 8 deri në 16 vjeç) nuk u besojnë të rriturve se si po e zgjedhin këtë problem.

David Spellman, një psikolog klinik që punon me fëmijë, mendon se mund të jenë  mediat dixhitale për të shkaktuar frikën e fëmijëve, një pyetje e zakonshme që u bëhet ekspertëve është: sa të shqetësuar duhet të jemi?  “Kësaj iu përgjigj  Spellman – unë jam 56 vjecar.  “Kjo ishte diçka që ishte befasuese,por ndihej e vërtetë dhe frikësuese në fëmijërinë tonë lidhur me armët  bërthamore, gjë që ishte aktuale në fëmijërinë tonë.

Ai mendon se të rriturit mund të kenë nocionin romantik që fëmijëria është jo shqetësuese , por vëren se çdo ditë e më shumë  ne jemi bërë më të vetëdijshëm për atë që shqetësohen fëmijët, e marrin më seriozisht dhe jemi  më të hapur për ta kuptuar ata. Shkruan, IndeksOnline.

Dëgjimi është çelësi i komunikimit.”Rreziku është që ne më shumë fokusohemi për të dhënë leksione dhe këshillime në vend se të dëgjojmë. Shumë e rëndësishme është  të gjejmë mënyra për të komunikuar, të sigurohemi që ata mund të flasin për gjëra, “thotë Spellman”. Duhet ndihmuar fëmijët  të bëhen konsumatorë aktivë të informacionit, të shtrojnë pyetje, të pyesin se çfarë – dhe kujt – mund t’i besohet.

 

Poashtu Spellman thekson, se duhet të bëjmë kujdes ndaj femijëve kur flasim për gjërat sikurse, sëmundjet e pashërueshme, shaktërrimet që mund të vijnë nga ndryshimet klimatike etj.

Gjërat e vogla që mund të bëjnë një ndryshim janë shpesh shumë të dobishme.” Pra, nuk mjafton vetëm shqetësimi,por marrja e një  veprimi efektiv është i domosdoshme sado i vogël që të jetë. Shkruan, IndeksOnline.