15:03 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Në emër të kompromisit

Dëshira e subjekteve politike për të qenë në pushtet jo rrallë herë ka treguar se ato edhe mund të dalin nga vetja dhe nga parimet në të cilat thirren. Proceset kaluara këtë gjë e dëshmojnë më së miri.

Nëse kthehemi në retrospektiv kemi disa situata kur të vegjlit e kanë drejtuar qeverinë edhe pse nuk ishin fitues përjashto rastin e koalicionit gjithëpërfshirës dhe koalicionit LDK-AAK kur kryeministër ishte bërë Ramush Haradinaj me vetëm 6% të votave dhe kjo për shkak se Ibrahim Rugova aso kohe dukej se kishte urrejtje patoalogjike ndaj kryetarit të atëhershëm të PDK-së Hashim Thaçi dhe detyrimisht i mbeti një zgjedhje për partner të koalcionit.

Nuk shkoi shumë kohë pasi shteti filloj të drejtohet nga fituesi në krye të qeverisë që për dy mandate ishte PDK dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi ndodhi bllokada e opozitës së bashkuar VLAN të cilët përpiqeshin ta pengonin fituesin ta krijonte qeverinë e që në atë rast ishte PDK.

Bllokada e opozitës ishte kundër vullnetit të qytetarëve sepse ata kishin votuar fituesin. Në një situate të tillë kompromisi ishte i nevojshëm por jo i domosdoshëm sepse kompromisi shtrembëroj vullnetin e qytetarëve që kishin votuar PDK-në për ta drejtuar qeverinë dhe jo partia e dyte që ishte LDK.

Jo shumë larg nga kjo kohë për shkak rrethanave politike dhe shtyrjen e proceseve përpara PDK bënë edhe një kompromise të nevojshëm por jo të domosdoshëm kur paraprakisht e fal pozitën e kryeministrit partisë së katërt në vend AAK-së që historikisht asnjëherë nuk ka mundur të marr mbi 10% të votave.

Politika funksionon duke e njohur çdo formulë dhe kombinacion të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi por jemi dëshmitar se këto formula kanë shtypur vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Prandaj, partitë politike në Kosovë duhet ta ngrisin nivelin e vetëdijes politike që fituesin e zgjedhjeve ta shohin si shkak për të punuar me veten që të jenë fitues në të ardhmen dhe jo për të bllokuar funksionimin normal të jetës politike në vend.

Kompromisi në raste të caktuar është i nevojshëm deri sa nuk e shkel vullnetin e qytetarëve, në rast të kundërt nuk është as i nevojshëm dhe as i domosdoshëm.

Shkruar nga Arton Muhaxheri