08:35 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kërkojnë ndihmë afro 300 persona në ditë, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dje më 10 dhjetor 2019. Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Ndërsa, 8 operacione janë kryer gjatë 24- orëve të fundit, shkruan Indeksonline.

Analiza kanë kryer 313 pacientë që në total janë kryer 4.307 sosh.

Gjatë 24- orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore./Indeksonline/