14:44 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nëse e shihni këtë person, telefono Policinë e Kosovës!

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:
 LABINOT (Safet) ZEQAJ i lindur më 01.02.1988 në Deçan.


I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

“Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.