10:26 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nga Ansambli Shota, drejt një artisteje të madhe, 16 vjeçarja lanson hitin e saj

Është bërë një hit kënga “Trojet shqiptare” e kënduar nga Anita Haziri.

Kjo këngëtare 16 vjeçare nga Drenasi i Kosovës, shumë e talentuar, e cila po bën jehonë me muzikën e saj dhe me vargjet e këngës: “Ku janë shtru sofrat bujare, krejt atje i thotë tokë shqiptare”. Anita u këndon trojeve dhe bashkimit të shqiptarëve, me këngën që tekstin e ka shkruar Milaim Islami dhe për muzikën është përkujdesur Shpejtim Gashi.

Anita Haziri është soliste e ansamblit “Shote Galica” në Drenas, nga ku kanë dal shumë këngëtarë të famshëm siç janë: Shaqir Carrvadiku, Afërdita Demaku, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Vjoleta Kukaj, etj. Zhanri i preferuar i Anitës është muzika popullore.

Aktivitetet muzikore i ka nisur më 2014 duke u ngjitur në skenaë brenda dhe jashtë Kosovës. Aktualisht ajo është nxënëse në shkollën e mesme “Fehmi Lladrovci” në Drenas, në degën e Farmacisë, një nxenëse e shkëlqyer e farmacisë.

Ndërsa muzikën e ka me përkushtim dhe çdo të shtunë bën provat e rregullta dhe ushtrimet e zërit.

https://www.youtube.com/watch?v=6o5MH9f8zXc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0v2qoIPMUMuMHDNBxMvKy0uKGizCSnIkRSUtpcnP-F5lxA3NdwrBMxcoI