21:30 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / AR

50 Cent shet dokumentarin për Diddy-n në Netflix

Reperi 50 Cent ka shitur në Netflix një dokumentar për reperin Diddy. Dokumentari, i titulluar “Diddy do it?”, u prodhua nga kompania e prodhimit të 50 Cent, G-Unit Film and Television Studios.

Mediat amerikane raportojnë se disa shërbime transmetimi kanë konkurruar për dokumentarin. Kjo do të ishte në lidhje me akuzat kundër Diddy, transmeton Indeksonline.

Së fundmi janë shfaqur pamjet e vjetra që tregojnë Diddy duke abuzuar me ish të dashurën e tij, këngëtaren Cassie. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016 në një hotel.

Të dielën, Diddy kërkoi falje në një video në Instagram. Këngëtarja kishte ngritur padi më parë kundër Diddy, por ata arritën një marrëveshje në nëntor. Përveç kësaj, kundër Diddy janë ngritur akuza të shumta për sjellje të pahijshme seksuale.

Dy reperët, emri i vërtetë Sean Combs (Diddy) dhe Curtis James Jackson (50 Cent), kanë qenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për dekada./Indeksonline/