13:55 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nga elektorati i partisë së tij, Haradinaj mori vetëm 78% të votave

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mori vendim që të mos jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, ani pse në këto zgjedhje mori  75.917 vota.

Pavarësisht kësaj, partia e tij në koalicion me PSD-në dolën si parti e katërt në zgjedhjet e gjashtë tetorit, ku morën 98.883 vota  apo 11.48%, raporton Indeksonline.

Por Haradinaj nuk mori 22% të përkrahjes nga elektorati i AAK-së.

Sa i përket popullaritetit në parti, Haradinaj në këto zgjedhje u votua me 78% na votuesit AAK-PSD./Indeksonline/