10:21 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Nga Shqipëria e fut në Kaçanik demin pa asnjë dokument

Gjatë pasdites të dielën Policia e Kosovës ka ndaluar  në Kaçanik një automjet transportues që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit është parë që brenda kamionit ishte një dem që nuk kishte as numër matrikulues dhe asnjë dokument tjetër përcjellës.

“Kamioni dhe kafsha mbetet të dërgohen në terminalin doganor. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, sqaron policia në raportin 24-orësh.