15:43 / E Martë, 30 Prill 2024 / mp

Policia prangos disa persona në Taukbahqe

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në lagjen Taukbahqe në Prishtinë.

Aty është arritur që të arrestohet një grup prej 3-4 personash, derisa janë siguruar edhe pamje nga momenti i zhvillimit të aksionit.

Lidhur me këto arrestime, KlanKosova.tv u është drejtuar edhe zyrtarëve për informim në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.