15:31 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Një tjetër ish-komandant i UÇK-së ftohet për intervistë në Hagë

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Rajoni i Rahovecit, Ismet Tara, me nofkën Hoxha, ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar për krime lufte.

Ai ftesën e ka pranuar dhe se i njëjti me 17 shkurt do të intervistohet nga prokurorët në Hagë.

Ndryshe nga rajoni i Rahovecit, para dy ditë është intervistuar edhe Sabahajdin Cena.

Ndërkohë në Hagë dje e ka përfunduar intervistimin ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi ndërsa sot është marrë në pyetje edhe ish komandanti nga Drenica, Sami Lushtaku./Indeksonline/