14:17 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Nora Gjakova, një fitore larg medaljes së bronztë në “Grand Prix” të Tel- Avivit

Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione 2019, Nora Gjakova, është në rrugë të mbarë të fitojë medaljen e bronztë në turneun “Grand Prix”, që po mbahet në Tel- Aviv të Izraelit.

Nora në kategorinë -57 kg, fitoi dy luftëra ndaj Leungut të Kinës dhe Kionkinas të Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në repesazh mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.

Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalonin luftërat e para.

“Grand Prix” i Tel- Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë olimpike “Tokio 2020”.