21:32 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Normalizimi i marrëdhënieve hap rrugën evropiane për Kosovën e Serbinë”

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer, ka thënë se bisedimet mbi statusin e Kosovës nuk mund të kenë lidhje me zhvillimet në Bosnje e Hercegovinë.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përveç që do të përmirësonte ndjeshëm sigurinë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, do t’u hapte rrugën evropiane edhe Kosovës edhe Serbisë”, ka deklaruar Palmer duke shtuar se ai do të ndikonte edhe në situatën në BeH.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po negociojnë partneritetin e mundshëm mes NATO-s dhe BeH dhe se ai beson se Rusia dëshiron të bllokojë rrugën evropiane dhe euroatlantike të BeH.