14:52 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nuk e harrojnë shokun e luftës, vizitojnë familjen e dëshmorit 20 vjet pas rënies

20 vjet pas rënies në Koshare, shokët e luftës nuk e harrojnë familjen e dëshmorit Ilmi Bahtijari – ‘Oçalani’.

Me 11 prill, Ilmiu u shpall hero i Kosovës duke u nderuar për veprën dhe sakrificën e tij, shkruan Indeksonline.

Shokët e tij që bashkëndanë fatin në luftë gjetën kohë për të vizituar familjen e tij që nuk e harruan asnjëherë.

Ata u priten nga familja e ngusht e tij, babai gruaja dhe djali, Elbasani.

Ilmi Bahtijari la Evropën dhe u bashkua me forcat e UÇK-së derisa ra heroikisht me 15 maj 1999 gjatë disa luftime të ashpra në Koshare.

Rivarrimi i Ilmiut është bërë më 6 shtator 1999, në “Varrezat e Dëshmorëve”, në Sharr. Në këtë rivarrim madhështor, kanë marrë pjesë mbi 10.000 veta, nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare. /IndeksOnline/