13:15 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nuk ndalet as këtë të hënë tollovia te Qendra e Regjistrim Civil

Thirrjet për të mbajtur distancën  në këtë kohë pandemie, duket se po hasin në vesh të shurdhër, sa herë që bëhet fjalë për qytetarët që presin tek Qendra e Regjistrimit Civil në kryeqytet, raporton IndeksOnline.

Edhe këtë të hënë një numër i madh i tyre janë parë fare pranë njëri tjetrit, me shpresën për tu pajisur me dokumentet e nevojshme.

Ani se është thënë se disa shërbime do të kryhen edhe online, kjo prapë nuk ka ndikuar në uljen e numrit të atyre që po presin në hyrje të saj.

IndeksOnline ju sjell pamje: