13:50 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

Operacioni “Pika”/ Prokuroria nis intervistimin e policëve dhe doganierëve të arrestuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur intervistimet e zyrtarëve policor dhe doganierëve të arrestuar sot në operacionin e koduar “Pika” që është zhvilluar në Rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Policët dhe dy doganierët e arrestuar, kanë qenë të angazhuar me punë në policinë kufitare dhe se puna e tyre po hetohej nga Inspektorati Policor i Kosovës që një vit me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në dy vepra penale, marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim te detyrës apo autoritetit zyrtar.

Ekipi i IndeksOnline e ka përcjell që nga fillimi këtë aksion në të cilin kanë qenë të angazhuar edhe pjesëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Pas intervistimit të të gjithë zyrtarëve, prokurori i rastit do të marr vendim për ndalimin e tyre./IndeksOnline/