12:50 / E Martë, 21 Maj 2024 / S Z

Shuarja e ndërmarrjes “NKEC”, Hoti -Qeverisë: Jeni përgjegjës për mijëra euro të shpenzuara kot

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas shuarjes së ndërmarrjes energjetike “NKEC”.

Sipas Hotit, që kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C” nuk ka pasur asnjë shkak për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje.

Hoti ka thënë partia në pushtet ka përgjegjësi për mijëra euro, sipas tij të shpenzuara kot dhe siç është shprehur ai, auditori ka rekomanduar para shumë kohësh shuarjen e saj,

“Shkaqet për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje publike kanë pushuar që nga koha kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C”. Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot. Auditori ju ka rekomanduar para shumë kohe ta shuani. Ju ra ndërmend pas ballafaqimit që kishim në kuvend. Fatkeqësisht, ky është vetëm njëri nga shumë rastet e abuzimit me paranë publike”, ka shkruar Hoti në Facebook.