09:40 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje/Hajnat në aksion, vidhet vetura brenda një parkingu

Mbrëmë në magjistralën Prishtinë-Ferizaj, është kryer një vjedhje.

Në vendparkimin e një qendre tregtare, është thyer një veturë, brenda së cilës disa persona të panjohur kanë vjedhur gjësende, që nuk dihet për vlerën e tyre.

Në këtë video të publikuar në IndeksOnline, mund të shihni se si ndodhi kjo vjedhje.

Hajnat, të cilët ndodheshin në veturën e tipit “Passat” karavan, parkohen, duke iu ofruar veturës, më pas del njëri nga ta nga makina, thyen xhamin dhe merr diçka nga vetura.

Kjo video është shpërndarë edhe në faqe të ndryshme, ku kërkohet edhe ndihma për identifikimin e veturës me të cilën u krye vjedhja./Indeksonline