22:31 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / AR

Pamje nga klipi, Rita Ora e veshur si nuse krah figurave të njohura publike

Rita Ora ka paralajmëruar se më 27 janar do të publikojë këngën e saj më të re me titull “You Only Love Me”.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale tashmë edhe promon e klipit, ku shfaqeshin edhe shoqet e saj të Hollywoodit, Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart.

“Urime për ditën tuaj të madhe! Jam shumë e emocionuar për ty, më vjen shumë keq që nuk ia dal dot. Por e di që do të jetë e mrekullueshme, të dua shumë dhe mezi pres të shoh fustanin”, thotë Lindsay në video.

Ndërkohë diku në një sekuencë tjetër, Kristen, 32 vjeçe, thotë: “Rita sapo pata ëndrrën më të çmendur që ti po martoheshe dhe unë nuk isha atje…”.