23:51 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Pamje nga Portugalia/ Trajneri i Portos gati sa nuk u rrah me kundërshtarin e tij, lojtarët parandaluan gjithçka

Ndeshja mes Portos dhe Portimonense e cila u mbyll me rezultat 1-2, u shënua me një përplasje me s trajnerëve, Paul Serge dhe Sergio Conceicao.

Të dy u ndëshkuan me karton të kuq, por gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes gati sa nuk ‘krisi’ boksi, shkruan IndeksOnline

Ishin lojtarët që parandaluan një përleshje fizike edhe pse kishte sharje dhe shtyrje afër tunelit.

Në media portugeze shkruhet se shkaqet e kësaj përleshje ende nuk dihen, kurse Porto arriti një fitore të madhe në rrugë për ta siguruar vendin e dytë që dërgon në UEFA Champions League.

Kujtojmë që Porto në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të luaj me ekipin e Premierligës angleze, Chelsea FC./IndeksOnline/