10:24 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Pamje nga shtëpia ku u gjet i vdekur një refugjat

IndeksOnline raportoi më herët se në lagjen “Ulpiana” në një shtëpi të djegur është gjetur një shtetas i huaj.

IndeksOnline sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen ‘Ulpiana’, në Prishtinë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”.“Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.