10:00 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Viktima në shtëpinë e djegur në Prishtinë është refugjat

Indeksonline ka mësuar se një person është gjetur i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është refugjat.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha Borovci./Indeksonline/