09:34 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pamjet e para nga martesa mes Chris Pratt & Katherine Schwarzenegger

Aktori i njohur, Chris Pratt, është martuar me të dashurën e tij, Katherine Schwarzenegge, këtë të shtunë. Këtë e bëri të ditur një burim i afërt i çiftit për People.

Çifti i cili janë bashkë nga vera e vitit 2018 u martuan të Montecito të Kalifornisë në pranin e familjarëve dhe miqve të tyre.

Ky burim për People tha se çifti ishin shumë të lumtur bashkë me të ftuarit.

“ Vendi i dasmës ishte i bukur. Kishte lule dhe gjelbërim kudo, ishte një mjedis shumë romantik”.

“E gjithë familja bënin fotografi të ndryshme dhe kënaqeshin të gjithë”, ka ky burim për People. Kjo është martesa e dytë për Chris, dhe Martesa e parë për Katherinen. Urime!