08:35 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas muajit të mjaltit, Jonida Vokshi del në darkë me shoqet e saj

Më 14 shtator çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi i dhanë fund beqarisë, duke organizuar një dasmë të bukur midis familjarëve e miqve, shkruan Indeksonline.

Ditët kur u bë nuse, aktorja Jonida Vokshi qëndroi në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.

Ndërsa pas përfundimit të muajit të mjaltit, ajo është parë me shoqet e saj teksa kishte dalë për darkë.

Në mesin e shoqeve u panë edhe kolege aktore si Olta Daku dhe Olta Gixhari, që njihet si mike të mira të Jonidës.

Kujtojmë se Jonida dhe Besniku janë ndër çiftet më të reja që u martuan në showbiz-in shqiptar. /Indeksonline/